honduras
Amerika mbështet Kastron e Hondurasit
Xiomara Castro u betua si presidentja e parë femër në Honduras para një turme, mes të cilës ishte edhe zv.presidentja amerikane, Kamala Harris, e cila në emër të SHBA i ofroi mbështetje në luftën kundër korrupsionit.
Inaugurimi i Kastros i jep fund qeverisjes 8-vjeçare të Juan Orlando Hernandez, dikur aleat i SHBA-ve, por më vonë i akuzuar po prej tyre për korrupsion dhe lidhje me trafikun e drogës. Kastro e merr detyrën në një moment të vështirë për shkak të ndarjeve në Kongres, borxhit në rritje dhe marrëdhënieve me Kinën.
“Qyteti i Xhaguarit”, një zbulim i madh arkeologjik në Honduras
Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Honduras nga një ekip arkeologësh amerikanë dhe vendas. “National Geographic” shkruan se janë nxjerrë më shumë sesa 200 skulpturanë një zonë të kufizuar brenda atij që është quajtur “Qyteti i Xhaguarit”. Sipas arkeologëve skulpturat i përkasin një qytetërimi parakolumbian dhe janë vendosur aty me rregull në të njëjtën kohë, duke krijuar idenë fillestare se kemi të bëjmë me një faltore. Artifaktet i përkasin viteve 1000-1520 në qytetin që u zbulua në vitin 2013 në një rajon të quajtur si La Mosquitia.