Amerika mbështet Kastron e Hondurasit
Xiomara Castro u betua si presidentja e parë femër në Honduras para një turme, mes të cilës ishte edhe zv.presidentja amerikane, Kamala Harris, e cila në emër të SHBA i ofroi mbështetje në luftën kundër korrupsionit.
Inaugurimi i Kastros i jep fund qeverisjes 8-vjeçare të Juan Orlando Hernandez, dikur aleat i SHBA-ve, por më vonë i akuzuar po prej tyre për korrupsion dhe lidhje me trafikun e drogës. Kastro e merr detyrën në një moment të vështirë për shkak të ndarjeve në Kongres, borxhit në rritje dhe marrëdhënieve me Kinën.
Sipas Reuters, Harris, e përgëzoi Kastron për zgjedhjen në mënyrë demokratike.
Pas ceremonisë së inaugurimit, Jarris raportohet tse premtoi bashkëpunim në çështjet e emigracionit, mbështetje në progresin ekonomik dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë. Ndërkohë, nē Honduras do të vendoset një komision antikorrupsion nga OKB-ja.
Add new comment