heqja
Një tjetër bllof publiçitar!
Në 2 Prill 2019 ishte parashikuar që Shqipëria dhe Kosova të eliminonin kufijtë, sipas marrëveshjes së firmosur në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive nëntorin e vitit të kaluar. Këtë objektiv e shpalli vetë kryeministri shqiptar Edi Rama në fjalimin euforik që mbajti në Pejë, ku madje i bëri edhe karshillëk anglishtfolësve të Brukselit.
Ligji i Luftës do hiqet me dekret të Presidentit të Greqisë
Deklarimi i kryeministrit të Greqisë Alexis Tsipras për marrëveshjet në diskutim mes Shqipërisë dhe Greqisë njofton zgjidhjen e disa çështjeve të cilat kanë qenë pezull për shumë kohë. Përveç marrëveshjes së detit për të cilën ekipet negociatore do të takohen sërish në Tiranë, është edhe çështja e ligjit të luftës.
Konfindustria mbështet vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël
Konfederata e Industrive mbështet nismën e qeverisë per shtrirjen e tatimit të vlerës së shtuar ne biznesin e vogël. Sipas saj, shtriria e TVSH në të gjitha hallkat e biznesit është e domosdoshme për formalizimin e gjithë ekonomisë së çdo vendi normal, aq më shumë në Shqipëri ku shkalla e informalitetit arrin deri në pothuaj 50% të PPB. Konfindustria e vlerëson si një hap i duhur, që në qoftë se do të zbatohet me sukses do të ketë vlera afatgjata për ekonominë kombëtare dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë.