grafiti
Dritë e re mbi tempullin e humbur të Akropolit
Akropoli i Athinës, kodra shkëmbore në kryeqytetin grek që është shtëpia e tempullit ikonik të Parthenonit, është një nga vendet arkeologjike më të vizituara dhe më të njohura në botë - por informacione të reja rreth tij po zbulohen.
Një botim i ri në Gazetën Amerikane të Arkeologjisë, nga Merle Langdon (Universiteti i Tenesit) dhe unë, tregon një histori të një tempulli të humbur në vendin e Partenonit. Dhe gjithçka filloi me zbulimin e grafiteve antike.
Grafiti i barinjve
Një shembull nga Italia për të ilustruar puthjen e majit Rama-Basha
Ky grafit i përdorur në rrugët e Italisë pëcjelle klimën politike në Italinë fqinje. Bloomberg shkruan se me marrëveshjen mes lëvizjes Pesë Yje dhe Legës së Matteo Salvinit, vendi ra në duart e populizmit.
Sipas medias në fjalë, pas Brexit dhe Trump, ky është rasti i tretë në Perëndim që populizmi dhe forcat antiestablishment marrin kontrollin.
Grafiti në fjalë është një ide shumë interesante për të përcjellë edhe në Shqipëri puthjen Rama – Basha në maj të vitit të kaluar. Ndoshta i vetmi ndryshim është se këta të dy nuk i bashkon populizmi.
Nuk lejohet karikatura. Kemi të drejtë vetëm që atë ta përjetojmë çdo ditë
Sot mediat u përmbytën nga debati për 21 janarin, ku siç dihej protagonistët e asaj dite kanë bërë ritualin që u takon. Drejtësia është fjalë e huaj sidomos për një ngjarje të tillë në Shqipëri, ku palët kanë përgjegjësi reciproke dhe nuk mund të fshehin synimet e vërteta pas të vrarëve që ishin thjesht dhe vetëm protagonistë të spektaklit tragjik. Një lajm, tjetër, i cili edhe pse mund të përfaqësojë vetëm autorët, meriton vëmendje.