gjuha indoevropiane
Zbulohet një gjuhë e panjohur indoevropiane
Gërmimet në Turqi kanë zbuluar prova të ekzistencës së një gjuhe indoevropiane të panjohur.
Gjuha e re u zbulua në sajtin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Boğazköy-Hattusha në Turqinë veri-qendrore. Kjo zonë ka qenë kryeqyteti i Perandorisë Hitite, një nga fuqitë e mëdha të Azisë Perëndimore gjatë epokës së bronzit të vonë (1650-1200 pes).
Instituti Arkeologjik Gjerman po kryen gërmime aty prej një shekulli.