germat

Nga Mirela te Elva dhe sindroma e “Adhamudhit”

Postuar në 07 Maj, 2019 22:44

Nuk ka më asnjë kandar  të peshojë gomarllëqet që dalin nga të emëruarit e zotit Rama sidomos kur bëhet fjala për të mbrojtur interesa që duan ta mbulojnë diellin me shoshë.

Deklarata e ministres së Kulturës, Elva Margariti nuk lë asnjë vend për intepretim, madje të lë me gojë hapur.

E ftuar në studion e Ora Neës ajo dha këtë shpjegim: “Gërmat në dijeninë time kanë pasur rrezikshmëri shembje siç ka e gjithë godina. Ndoshta duhet të presim që të krijojë dëme në njerëz që të fillojmë të ndërgjegjësohemi”

Zbulohet njësiti guerril që fshiu germat e Teatrit Kombëtar

Postuar në 30 Prill, 2019 00:07

Pas u fshinë gërmat e ballinës në Teatrin Kombëtar, qeveria që e kap lepurin me qerre, edhe kur fshihet nëpër pyjet kanabiste të lirisë, tha se do hetonte se nuk dinte gjë.

Në fakt nga një foto e qarkulluar së fundmi në media duket qartë se kush është njësiti guerrlil që punon natën për të zhbërë institucionet sepse premtimi për tenderin është dhënë. Janë mjete të epër të ngjashme me ato të Bashkisë së Tiranës drejtuar nga Erion Veliaj - që sado të fshihet ka një fytyrë që bërtet më shumë se çdo demagogji se çfarë është pas saj.

Abetare sa s'të dua...

Postuar në 14 Dhjetor, 2018 15:28

 

Subscribe to RSS - germat