gara ne pd
Kërkesa për të ngririn Lulzim Basha
Kandidati për kryetar të PD-së, Eduard Selami, ka kërkuar sot nga kryetari i ngrirë Lulzim Basha që të mbajë premtimet për zhvillimin e garës elektorale në parti.
“…Unë dua që PD t’i kthehet edhe njëherë vlerave demokratike dhe perëndimore të saj.
Për këtë, i kërkoj zotit Basha të mbajë premtimin që më ka bërë se debatet mes nesh do të bëhen të hapura për mediat dhe për publikun. Kjo nuk ndodhi në debatin e Korçës.
“Panorama”: Ristani, negociator mes Lulzim Bashës dhe Astrit Patozit për vendosjen e rregullave të garës
Gazeta “Panorama” shkruan sot se palët e përfshira në garën për drejtimin e Partisë Demokratike janë në negociata për rregullat e lojës. Sipas kësaj gazete, sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani është caktuar si ndërmjetës, apo negociator, mes Lulzim Bashës, kryetar i ngrirë dhe kandidat dhe Astrit Patozit, rivali kryesor përballë tij. Synimi i kësaj negociate është që të vendosen rregulla të qarta dhe të gjithëpranuara, meqenëse deri më tani ka patur kritika dhe dyshime për atë që po ndodh me procesin e hapur nga dy nënkryetarët.