franceskanet
Mbi një rrëfim muzeor të kontributit kulturor të françeskanëve shqiptarë
Muzeu i Kulturës Françeskane përfaqëson një koncept e brendi muzeale me peshë dhe vlerë kombëtare. Vetëdija themeluese e ideatorëve të tij sot i ka rrënjët te po ajo vetëdije zanafillore, e cila gjatë shekullit XIX u shndërrua në motiv jete e vepre te françeskanët shqiptarë. Prej saj, historia e kulturës shqiptare u pasurua me një dukuri unike gjatë gjysmës së parë të shekullit XX, homazh dhe krenari legjitime e së cilës synon të jetë pikërisht ky muze sot. [në këtë kumtesë dua të sjell disa nga tiparet dhe përfaqësuesit kryesorë të kësaj dukurie].