fotot
Vitet ’40-’50, përpara se femra të vraponte drejt modelit të sotshëm të manekinit
Nina Leen, një nga fotografet e para femra të “Life” sjell këto foto të veçanta të modelit të femrës së viteve ’40-’50. Me origjinë nga Rusia, rritur në Gjermani, Zvicër dhe në Itali, Leen fitoi një sens vëzhgimi të mprehtë për “mënyrën e jetesës” kur shkoi në SHBA. Fotot janë edhe një dëshmi e kohës, kur femra ende nuk kishte nisur të kërkonte modelin e manekinit, që sot me këmbëngulje ka “monpolizuar tregun”.
Fotot e Duram, Shqipëria 1904-1913 – krekosje, mjerim dhe armë
Robert Elsie sjell në faqen e tij “albanianhistory.net” një koleksion fotosh të realizuara mes viteve 1904-1913 në Shqipëri dhe në Mal të Zi, nga Edith Durham. Udhëtarja britanike është e njohur për shkrimet e veta për Ballkanin dhe shqiptarët, por ajo ka realizuar edhe një seri fotosh që administrohen nga Instituti Mbretëror Antropologjik, Muzeu Britanik i Londrës dhe Muzeu “Pitt Rivers” në Oksford. Duram i realizoi fotot me një aparat “Kodak Brownie” dhe ato paraqesin interes më tepër për të apasionuarit e fotografisë.
Oratoria e Hitlerit, dhunti vetëm apo edhe vullnet i një aktori? Fotot provojnë diçka…
Hitleri ishte orator i madh. Por për këtë cilësi që ia njohin për dhunti, ai ushtrohej shumë. Në funksion të përshtatjes së zërit me pamjen, pra të lidhjes së dy atuve performuese në një forcë hipnotizuese, diktatori nazist e mbikëqyrte veten përmes fotove. Një qasje modern për kohën, pasi kjo është një ndër punët që sot e bëjnë kompani të specializuara me politikanët gjatë fushatave. Fotot janë realizuar në vitin 1925 nga fotografi personal Heinrich Hoffmann. Ky i fundit i ruajti ato dhe i botoi bashkë me kujtimet e veta.
“Tri ditë paqeje dhe muzike” –festivali i Woodstock
Festivali i muzikës (rock) i zhvilluar në Catskills në qytetin Bethel në shtetin e New York është cilësuar si një nga momentet kryesore në historinë e muzikës. Festivali – Woodstock Music&Art Fair – kishte një audiencë prej 400 mijë njerëzish dhe zhvillohej në tri ditë “Paqeje dhe muzike”. Një forograf i revistës “Life”, John Dominis, ofron këtë koleksion, i cili në një intervistë për revistën deklaroi se “ndonëse ishte më i madh sesa ata fëmijë që merrnin pjesë aty” kaloi një kohës shumë të mirë. Fotot flasin vetë për atmosferën:
Jo fotove "nudo" të kafshëve
Kush u dhunua? Luftë fotografish mes Policisë Bashkiake dhe "fotografit dixhital"
Policia Bashkiake postoi sot në Facebook foto të tre policeve femra që u tha se ishin lënduar në protestën te Parku i Liqenit në Tiranë. Ish-kryeministri Sali Berisha referon me këtë rast "fotografin dixhital" që jep një tjetër version. Më poshtë fotot:
Për herë të parë, Hëna në HD dhe me ngjyra
Administrata e Agjencisë Kombëtare Hapësinore Kineze ka publikuar muajin e shkuar foto të Hënës që i jepen publikut për herë të parë, në cilësinë HD dhe me ngjyra. Ato janë marrë nga kamera e sondës “Chang’e 3”, e cila zbriti në satelitin natyror të Tokës në dhjetor të vitit 2013. Ky ishte misioni i parë suksesshëm i zbritjes në Hënë që nga viti 1976, kur rusët ulën në të sondën Luna 24.