fotomontazhi
Flet për Tiranën, poston foto nga kontinent tjetër – emri: Erjon Veliaj
Edi Rama na thotë mirëmëngjes. Por edhe Erjon Veliaj e ka nisur këtë zanat. Të dy harrojnë të na thonë natën e mirë, por të paktën na kënaqin sytë me foto të bukura. Vetëm se Veliaj, nga ëndrrat që ka për Tiranën, ndodh që ta ngatërrojë me ndonjë vend tjetër. Të paktën këtë vërejtje ja bëjnë në Facebook me një foto që ai e di në Tiranë, ndërkohë që siç duket është në një kontinent tjetër. Sigurisht që po të klikoni linkun që ju çon në profilin e Veliajt, ku ishte postuar foto, ajo nuk ekziston më. Sepse që Tirana të bëhet SHBA duhet edhe një mandat tjetër…
Një vit burg pse postoi këtë fotomontazh në Facebook
Një gjykatë në Antalia të Turqisë ka dënuar me një vit burg shtetasin Rifat Çetin për fyerje të figurës së presidentit Reccep Tayyip Erdogan. Çetin u dënua edhe me humbjen e të drejtave prindërore pasi në vitin 2014 postoi në profilin e tij në Facebook një fotomontazh ku Erdogan asociohej me Gollum, personazh i filmit “Zoti i Unazave”. Por Çetin ka deklaruar se do të apelojë pasi në kohën kur ai ka postuar këtë fotomontazh, Erdogan ishte kryeministër. Ndërkohë në Turqi janë kallëzuar 1 800 njerëz, përfshirë karikaturistë dhe ish-Mis Turqia për fyerje të Erdogan.