fan noli

Aktualiteti i një përkufizimi të para 90-vjetëve

Postuar në 12 Mars, 2019 13:20

Fragmenti i mëposhtëm është i famshëm në mjedisin letrar dhe politik të Shqipërisë. Por sado që ka kaluar shumë kohë që nga vitet ’20 të shekullit të kaluar, kur edhe fjala e Fan Nolit u bë publike, aktualiteti i saj është therës për vërtetësinë që përcjell. Dhe ndodh kjo për faktin e thjeshtë se Shqipëria, apo elita politike e saj nuk ndryshon. Është po ajo; hileqare, e paaftë, gënjeshtare, meskine dhe përherë në anakronizëm me kohën. Alibinë e ka kurdisur mire: ky popull nuk bëhet.

E enjtja në Parlament qenka punë tradite kombëtare

Postuar në 09 Mars, 2016 14:50

Ky është një tekst i botuar nga Dom Lazer Shantoja.  Ai sulmonte ashpër Fan Nolin.

Gjuha e tij nuk ka shumë lidhje me atë që ai përfaqëson, besimin e krishterë.

Teksti është publikuar nga studiuesi Aurel Plasari: 

Dom Lazer Shantoja kundër Imzot Fan S. Nolit:

“Qesh, o pagan! Živo, o mjekroç i pa mjeker, o pop i pa bishtalec, o peshkop i pa shkop, o fetar i pa fe, o imzot i pa Zot, o nacjonalist internacjonal, o toskë gegofob, o shqiptar-grek-bullgar-lavantin-bolshevik, o...o...o faqe me nderë Fan Nol!

Vjershëtorët e parlamentit: Shekspiri në të majtë, Fan Noli në opozitë

Postuar në 22 Tetor, 2015 16:20

Seanca e sotme në parlament u dominua nga replika të ashpra mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të opozitës. Atyre u erdhën në ndihmë Shekspiri dhe Fan Noli për të etiketuar njëri tjetrin. I pari që recitoi disa vargje të Shekspirit ishte kryeministri Rama për të perifrazuar gjendjen e opozitës që sipas tij nuk e di ku është vetë dhe lëshon akuza për mazhorancën

Vjersha që recitoi Edi Rama në parlament:

O i shkretë i punëtuar

Jep e merr me këmbë e duar

Bam me këmbë e bam me duar

O i shkretë i punëtuar!

(Shekspir)

"Testamenti” i sajuar i Faik Konicës

Postuar në 15 Gusht, 2015 17:57

Po i kthehemi edhe një herë në 140 vjetorin e lindjes çështjes së testamentit të Faik Konicës, të lënë gjoja të shkruar prej tij. Një përvjetor që opinioni zyrtar, për fat të keq, e kaloi në heshtje. Ishte rasti më i mirë për t’i bërë homazhet e merituara kësaj figure madhore të kulturës dhe historisë sonë kombëtare. Por askush nuk u kujtua për të vendosur qoftë dhe një tufë lulesh mbi eshtrat e tij, që tani prehen në kodrat e Liqenit.

Subscribe to RSS - fan noli