eskorta
Të dielën lajm është Presidenti: kalon me makina dhe eskortë në pedonalen e Liqenit Artificial
Disa media raportojnë për një fakt në dukje i parëndësishëm por që flet shumë. “Presidenti është parë duke kaluar me eskortën e tij në rrugën pedonale të Liqenit Artificial në kryeqytet. Në këtë rrugë nuk lejohen automjetet, por Presidenti ka bërë përjashtim. Rruga në fjalë ku ecin vetëm kalimtarët apo edhe biçikletat, ka pasur edhe makina. Fotot janë shpërndarë në rrjetet sociale këtë të diel. Gjithçka ka ndodhur me sa duket për shkak të kalimit të Presidentit nga Pallati i Brigadave tek varrezat britanike.