epilogi
Parashpallet fitoja mbi kanabisin
Ministri i ri duket se ka sjellë më shumë optimizëm dhe vetëbesim te qeveria për të luftuar njollën e zezë, të cilën herë e ka mohuar, herë e ka pranuar me gjysmë zëri. Bëhet fjalë për kultivimin dhe trafikun e kanabisit, një nga fenomenet që ka shenjuar qeverinë PS-LSI dhe që mendohet se “i hëngri kokën” edhe Sajmir Tahirit. Teksa prezantoi Fatmir Xhafajn si ministër të Brendshëm, kryeministri parashpalli një fitore që sipas tij është vetëm pak muaj larg.