ekzekutimet
Arabi Saudite, 81 ekzekutime për terrorizëm brenda një dite
Arabia Saudite ekzekutoi brenda një dite të vetme 81 persona të dënuar me vdekje për krime të lidhura me “terrorizmin”. Numri e tejkalon atë të të gjitha dënimeve me vdekje të ekzekutuara në mbretëri vitin e kaluar, raporton Le Monde.
Vdekja vjen natën - Duerte i pamëshirshëm
Rodrigo Duerte me siguri që do të lërë gjurmë në historinë e Filipineve. Në qershor 2016 ai mori detyrën e presidentit dhe premtoi luftë të pamëshirshme ndaj narkomanëve. Rezultati i këtij premtimi të mbajtur është 6000 të vrarë nga një fushatë policore me tolerancë zero. Viktimat vriten natën, përdorues apo trafikues, pa proces gjyqësor, duke njoftuar kështu një betejë gati finale.
Protesta, jo dhe aq të zakonshme, gjatë vizitës së presidentit iranian në Francë
Nuk kanë munguar protestat gjatë vizitës së presidentit iranian Hasan Rouhaninë Paris. Një protestë ka qenë ajo Lëvizjes Ndërkombëtare për të Drejtat e Femrës që ka stimuluar varjen si akt ipërdorur shpesh në Iran. E veshur me një bluzë me falmurin iranian, femra e “varur” ka përcjellë një mesazh në emër të 800 personave të dënuar me vdekje në Iran çdo vit. Po kështu një protestë është organizuar nga komuniteti iranian në Francë, në një moment kur Perëndimi po këkron aleatë në luftën kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme, por edhe po e përfshin Teheranin në marrëveshje të mëdha biznesi.