ekstremiste
“Qytetarë të Rajhut” në administratën gjermane
Shërbimet gjermane të sigurisë kanë identifikuar dhjetëra nëpunës civilë në polici dhe forcat e armatosura, që i përkasin një lëvizje e ekstremit të djathtë, e cili mohon ekzistencën e demokracisë të cilës ata i shërbejnë.
Sipas revistës Der Spiegel, në një raport të shërbimeve të sigurisë vlerësohet se ekziston "një numër i lartë i nëpunësve publikë që i përkasin organizatës neo-naziste Reichsbuerger ose "Qytetarët e Rajhut", një lëvizje okulte nacionaliste që pretendon vazhdueshmërinë e Rajhut pas humbjes së Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore.
Zbulohen 20 islamistë në radhët e ushtrisë gjermane, ligj për verifikimin e të gjithë kandidatëve
Shërbimi i Kundërzbulimit Ushtarak gjerman (MAD) ka zbuluar 20 islamistë në radhët e ushtrisë gjermane dhe po heton në 60 raste të tjera të dyshuara. Në zyrat e rekrutimit të ushtrisë gjermane, Bundëesëehr, "kanë bërë kërkesë disa kandidatë, të cilit kishin rënë në sy, sepse ishin të interesuar në mënyrë të pazakontë për shërbimin në Bundesëehr, duke shprehur dëshirën për një angazhim vetëm për disa muaj dhe duke u interesuar shprehimisht për stërvitje me armë dhe pajisje të tjera ushtarake" njoftoi MAD-ja.