Edward Snowden
"Nëse u përgjuan gazetarët në Francë, kjo mund të ndodhë kudo"
Ish-agjenti i NSA-së, Edward Snowden, thotë se nëse dikush ia ka dalë të përgjojë gazetarë në Francë, kjo mund të ndodhë kudo. Snowden i referohet rastit “Pegasus”, një program spiun izraelit përmes të cilit, siç konfirmoi Agjencia Kombëtare e Francës për Sigurinë e Sistemeve të Informacionit (ANSSI), janë përgjuar tre gazetarë francezë.
Snowden, i cili u vu në qendër të vëmendjes botërore në vitin 2013, kur zbuloi detaje për programet amerikane të mbajtjes nën mbikëqyrje, e sheh këtë rast si “diçka e madhe”.