dyshtetesia
Dynënshtetësia në Gjermani në prag të anulimit
Deri në dhjetor 2014 pjesës më të madhe të fëmijëve me prindër të huaj u duhej të zgjidhte në moshën 18 deri 23-vjeçare nëse donin të mbanin nënshtetësinë gjermane apo atë të prindërve të tyre. Kjo kishte të bënte kryesisht me fëmijët me prindër turq.
Ky ligj u ndryshua në vitin 2014 pas bisedimeve të gjata mes partive të unionit CDU/CSU dhe SPD-së, që përbëjnë së bashku koalicionin e madh në Berlin. Që prej asaj kohe personat në fjalë mund t'i mbajn në kushte të caktuara të dyja pasaportat - madje përgjithmonë.