dy popujt
Rama biznesit italian: Do pendoheni nëse nuk investoni në Shqipëri
Vetëm në Shqipëri ekonomia trajtohet me romuze dhe kur ky është parim pune i kryeministrit, imagjinoni rezultatin që mund të ketë. Pika më e favorshme që kryeministri Rama u ka prezantuar investitorëve italianë për të ardhur dhe derdhur kapitalin e tyre në Shqipëri është ngjashmëria mes popujve. “Çdo italian që investon në Shqipëri, faktikisht investon në një pjesë të panjohur Italie dhe çdo ditë që punon me shqiptarët, provon se ne jemi faktikisht, dy popuj të ndryshëm, por krejtësisht një lloj tipologjie njeriu dhe shoqërie.