drejtore ARRSH
Shkeljet në ndërtimin e rrugëve, kallëzohen zyrtarë të ARRSH-së
Zyrtarët e rajonit verior dhe qendor të Autoritetit Kombëtar të Rrugëve, përfshirë drejtorinë e Tiranës, nuk kanë zbatuar ligjin e buxhetit dhe kanë marrë përsipër angazhime buxhetore të kundraligjshme duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale “shpërdorim detyre”. Bazuar në një raport të inspektimit financiar ku janë gjetur shkelje të cilat kanë shkaktuar në buxhetin e shtetit një dëm në vlerën e 7.5 milion dollarëve, Ministria e Financave ka kallëzuar penalisht disa zyrtarë të lartë.