dominimi serb
Berisha flet për një nismë që kthen dominimin serb në rajon
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përmes një shkrimi publikuar në "syri.net", atë që e quan nismë përjashtuese të disa vendeve të rajonit për krijimin e një blloku të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Bosnje-Hercegovinën dhe Maqedonina dhe që tani njihet si “Nisma e Ballkanit Perëndimor 6” apo BP6.
Berisha thotë se nisma përjashton Kroacinë dhe Slloveninë, dy vende mike për shqiptarët me të cilat Shqipëria është aleate në NATO. Spas tij, nisma BP6 përveç frymës përjashtuese, rrezikon të nxisë nacionalizmat dhe demonët e tyre.