dobësitë

Tregtia: eksportet bien dukshëm, dalin në pah dobësitë strukturore të ekonomisë shqiptare

Postuar në 30 Shtator, 2015 08:43

Gjatë muajit Gusht, tregtia e jashtme ka pasur një ecuri të dobët duke regjistruar rënie, si në eksporte, ashtu edhe në importe. Efekti është dhënë i gjithi nga rënia e fortë e grupit “Minerale, lëndë djegëse dhe energji”, ndërsa sektorët e tjerë janë pothuajse të gjithë me rritje. Ecuria e eksporteve këtë vit nxjerr në pah dobësitë strukturore të ekonomisë shqiptare, tepër e varur nga shitja e lëndëve të para. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, eksportet gjatë muajit Gusht ranë me 17.6% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Subscribe to RSS - dobësitë