dixhitalizim

Dixhitalizohet fototeka "Marubi"

Postuar në 16 Tetor, 2015 14:06

Emri i Bernardina Marubit, shfaqet sërish këtë herë jo si vajza që qëndisi flamurin me një shqiponjë dykrenore me dy flatra më 1913-n (flamur që gjendet sot tek arbëreshët e Italisë), por bri fotove bardhezi që për vite me radhë kanë qenë diku në një kënd të fototekës së madhe të Marubëve. Vajza e Kel Marubit, u rrit duke ndjekur lojën e aparatit fotografik të të atit, duke parë sesi në studion e vogël, merrnin jetë negativa filmash.

Dixhitalizohet Dorëshkrimi i Elbasanit

Postuar në 09 Tetor, 2015 14:59

Robert Elsie njofton në faqen e tij, se Dorëshkrimi i Elbasanit – “teksti i hershëm shqip i dorëshkrimit të ungjijve (biblike) të Elbasanit (viti 1761) nga Gregori i Durrësit, shkruar në një alfabet të posaçëm, ndodhet tani në internet në një version të modernizuar”! Dixhitalizimi është shoqëruar edhe me transliterim dhe përkthim anglisht. Dorëshkrimi konsiderohet si vepra më e vjetër e letërsisë ortodokse shqiptare. Në të është vënë në punë një alfabet i veçantë, me parimin një grafemë për një fonemë. Ka 59 faqe , ku përfshihen përkthime biblike.

Dixhitalizohet fondi arkivor i Komunitetit Mysliman. 67 mijë € dhuratë nga një binzesmen kuvajtjan

Postuar në 04 Shtator, 2015 16:45

Fondi arkivor i Komunitetit Mysliman të Shqiëprisë do të dixhitalizohet. Lajmi bëhet i ditur,mndër të tjera, nga një takim i kryetarit të KMSh-së, Skënder Bruçaj, me biznesmenin kuvajtjan, Mohammad Al–Faresi. “Duke shprehur gatishmërinë e tij për mbarëvajtjen e institucionit, ai dhuroi shumën 67 mijë euro, në mbështetje të projektit për dixhitalizimin e fondit arkivor të KMSH-së në Arkivin Qendror të Shtetit”, thuhet në njoftim.

Subscribe to RSS - dixhitalizim