Dita e Europes
Nishani dekoron Liri Belishovën dhe Llazar Fundon në ditën e Europës
Në Ditën e Europës që simbolikisht përkujton fitoren ndaj nazifashzmit Presidenti Nishani nderoi me ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Liri Belishovën, Llazar Fundon, Edip Ohrin dhe Hamit Keçin për kontributin në luftë dhe qëndresën dinjitoze ndaj regjimit komunist. Me këtë rast Nishani përcolli edhe një mesazh që lidhet me historinë e luftës së Dytë Botërore dhe rreziku që këto ngjarje të shfrytëzohen për kapital politik në kurriz të së vërtetës.
Jemi në fazën e konvergjencës
Edhe qeveria shqiptare festoi sot Ditën e Europës me një aktivitet në sheshin Nënë Tereza dhe një fjalim të kryeministrit Rama. Kreu i qeverisë e lidhi 9 Majin me reformën në drejtësi, miratimi i së cilës sipas tij do të çelë dyert e Europës për shqiptarët. Nisur nga debati për nenin 25 të draftit të ekspertëve të huaj për përjashtimin e ish-ministrave nga hetimi për korrupsion, Rama ripërsëriti se turbullira që u krijua erdhi si pasojë e një lapsusi të ndërkombëtareve dhe se të dyja palët janë në fazën e një ekuilibri linear që në gjuhën mekanike njihet si konvergjencë.