Nishani dekoron Liri Belishovën dhe Llazar Fundon në ditën e Europës
Në Ditën e Europës që simbolikisht përkujton fitoren ndaj nazifashzmit Presidenti Nishani nderoi me ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Liri Belishovën, Llazar Fundon, Edip Ohrin dhe Hamit Keçin për kontributin në luftë dhe qëndresën dinjitoze ndaj regjimit komunist. Me këtë rast Nishani përcolli edhe një mesazh që lidhet me historinë e luftës së Dytë Botërore dhe rreziku që këto ngjarje të shfrytëzohen për kapital politik në kurriz të së vërtetës.
“Sot duhet të jemi krenarë për përpjekjet e mëdha që u bënë në atë kohë dhe të përkulemi me respekt ndaj sakrificës së gjithë atyre djemve dhe vajzave që u bënë të gatshëm dhe u sakrifikuan në përballje me pushtuesin. Ne kemi sot një mision të rëndësishëm që këtë histori të mos e lëmë të manipulohet për qëllime individuale apo grupe individësh, qoftë kjo e pushteteve apo ideologjive politike. Kemi një mision që të nderojmë përpjekjen, të ruajmë kujtesën e sakrificës dhe mbrojmë fortë vizionin dhe objektivat e atyre që vunë gjithçka në përballje me pushtuesin”-deklaroi Presidenti. Figurat e dekoruara nga Nishani janë pjesëmarrës në luftën nazifashiste, por u përndoqën më pas si kundërshtarë të regjimit.
Add new comment