diferencimi
Pse disa sëmuren rëndë dhe disa Jo? Përgjigja zbulon kompleksitetin e CoVid-19
Duket se shkencëtarët po i afrohen përherë e më shumë përgjigjes se përse CoVid-19 si sëmundje e shkaktuar nga virusi SARS Cov-2, diskriminon pacientët që prek. Pra pse në disa njerëz ai manifestohet në simptoma të rënda deri në humbje jete dhe pse në disa të tjerë kalon pa shenja fare. Përgjigja sigurisht qëndron tek imuniteti, por interpretimi se sistemi imunitar godet veten në disa raste nuk shpjegon shumëçka.
Turizëm apo zhvatje? Largimi i turistëve kosovarë drejt Malit të Zi
Ky vit shënon një pikë kthese në raportimin mbi turizmin. Ajo që përflitej prej kohësh mes njerëzve, pra diferencimi që subjektet në Shqipëri aplikojnë ndaj kategorive të ndryshme turistësh, ka dalë në sipërfaqe hapur. Pak ditë më parë ishte Deutsche Welle që shkruante për një sjellje jo të mirë ndaj turistëve kosovarë në Shqipëri, ndaj të cilëve aplikohen çmime të diferencuara. Pati kundër reagime, por fakti është se me kosovarët është luajtur keq këto vite duke abuzuar. Dhe abuzimi ka një kosto të merituar.
Diferenca mes trurit të femrës dhe të mashkullit, por nuk ka një “tru femre” dhe një “tru mashkulli”
Ka një stereotip të ngulitur thuajse në çdo shoqëri, se meshkujt dhe femrat dallojnë jo vetëm nga gjinia, por edhe nga aftësia intelektuale. Ky mendim ka çuar në atë tjetrin se gjinitë diferencojnë individin edhe në morfologjinë e trurit; pra se truri i fermës ndryshon dhe nuk është i njëjtë me atë të mashkullit, aq sa mund të bëhet një klasifikim i trurit sipas përkatësisë gjinore. Një kërkim i fundit, publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences of USA, provon se ky klasifikim nuk qëndron.