diess
Drejtuesi i Volkswagen: Makinat autonome, në treg mes viteve 2025-2030
Drejtuesi ekzekutiv i Volkswagen, Herbert Diess deklaron se makinat autonome do të jenë në treg brenda viteve 2025-2030. Në një intervistë për revistën “Wirtschaftswoche”, Diess ka vënë në dukje progresin e bërë në fushën e inteligjencës artificiale dhe çipeve që janë të domosdoshëm për makinat që nuk kanë nevojë për drejtimin nga njeriu, si kushte që mundësojnë futjen në treg të produktit të ri.
Është e parashikueshme që sistemet do të jenë së shpejti të afta të menaxhojnë edhe situatat komplekse të drejtimit autonom