Dhoma Amerikane

Zv.ambasadori i SHBA: Korrupsioni ka kapur doganat dhe portet

Postuar në 12 Prill, 2019 10:29

Dhoma Amerikane e Tregëtisë publikoi Indeksin e besimit të biznesit për vitin 2018. Ndryshe nga viti i kaluar, kur taksat ishin shqetësimi kryesor i biznesit, ky tregues ka shënuar përmirësim. Treguesi më negativ është perceptimi i bizneseve se ecuria e ekonomisë nuk ka qenë pozitive.

Po patët probleme në dogana telefononi drejtoreshën

Postuar në 26 Janar, 2017 15:18

Aplikimi i çmimit të referencave, bllokimi në pikat doganore, dhe kërkesa për zhdoganim në doganat lokale kanë qënë shqetësimet kryesore që anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë, i kanë prezantuar Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave. Biznesi ka komunikuar me drejtoren Belinda Ikonomi për ngërçet që hasin, siç është rasti i bllokimit në dogana të mallarave. Ikonomi deklaroi prerë se nuk mund të ketë bllokim pa vendim gjykate, nëse ndodh kjo Drejtoresha i kërkoi subjektit ta telefonojnë.

"TemaTv"

Bie ndjeshëm indeksi i besimit të Dhomës Amerikane të Tregëtisë, problemi kryesor marrëdhëniet me administratën doganore e tatimore

Postuar në 01 Qershor, 2016 14:38

Më shumë se 65% e anëtarëve të Dhomës Amerikane e kanë perceptuar klimën e biznesit në Shqipëri si të pafavorshme, ose shumë të pafavorshme, 5.2% e kanë konsideruar klimën si pozitive dhe 29.1% si neutral. Indeksi mat elementët e rëndësishëm të tilla si politikat e qeverisë, nivelin e taksave, korrupsionin, informalitetin, zbatimin e ligjit dhe gjithashtu elementë lidhur me performancën e bizneseve dhe ekonomisë shqiptare.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ankohet për taksën e arsimit. Bashkia: Na duhen lekë

Postuar në 06 Maj, 2016 16:41

Përfaqësuesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë shprehën shqetesimin për pagesën disa herë nga bizneset të taksës  së arsimit per çdo nipt sekondar dhe për pagesën e taksave nga bizneset që nuk janë aktive. Kreu i Komitetit të Taksave dhe Ligjeve në Dhomën Amerikane të Tregëtisë tha se  “i njëjti subjekt pavarësisht sa njësi ka duhet të paguajë po aq herë për të njejtën tarifë të taksës për arsimin”. Sipas tij, subjektet me status pasiv, janë të detyruara të paguajne taksat, pavarësisht se janë në faliment. Argumenti i Bashkisë ishte se për investimet publike nevojiten para.

Vonesat me skanimin, reagon edhe Dhoma Amerikane e Tregëtisë

Postuar në 10 Shkurt, 2016 16:08

Ndaj vonesave të krijuara në dogana si pasojë e skanimit të automjeteve, ka reaguar sot edhe Dhoma Amerikane e Tregëtisë. “Bizneset, anëtarë të Dhomës Amerikane thonë janë taksapagues të regullt dhe në vend që të ofrohen lehtësira ata ndihen te persekutuar me procedurat e shtuara pa arsye, të cilat krijojnë edhe pritje pafund. Bizneset i referohen një deklarate të Kryeministrit Edi Rama, lidhur me lehtësirat që duhet t’u ofrohen atyre subjekteve që kanë një historik të rregullt në dogana.

Dhoma Amerikane bojkoton kryeministrin. Rama e akuzon se po përkrah informalitetin

Postuar në 23 Tetor, 2015 18:51

Kryeministri Rama mblodhi Këshillin Ekonomik Kombëtar  për ta njohur me rezultatet e operancionit kundër nformalitet qe sipas tij ka prodhuar rritje spektakolare në vetëm një muaj jo vetëm të të ardhurave, por edhe sa i përket formalizimit të vendeve të punës. Por ky takim u bojkotua nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë që ka shprehur rezerva për ashpërsinë e këtij operacioni. Por megjithë mungesën e përfaqësuesve të Dhomës Amerikane të Tregëtisë kryeministri nuk nguroi të replikojë ashpër në mungesë me kreun e saj, duke e akuzuar se po përkrah informalitetin.

Ulni taksat!

Postuar në 11 Tetor, 2015 14:02

Gazeta “Shqip” raporton se biznesi shqiptar dhe ai i huaj që operon në Shqipëri ka përpiluar një paketë kërkesash të cilat ia ka dërguar Ministrisë së Financave me synim marrjen parasysh të tyre në hartimin e paketës fiskale. Duhet thënë se nga paketa e kërkesave që raporton “Shqip” politika fiskale e qeverisë kontestohet gjerësisht dhe me gjasë ajo ka ndikuar në krijimin e një klime jo pozitive. Më poshtë kërkesat e biznesit:

Fasonët: Të mos paguhet tatimfitimi kur bëhet investim në makineri

Subscribe to RSS - Dhoma Amerikane