detyrimet e prapambetura
Kritika të forta për Korporatën e Investimeve dhe borxhet e rrugëve
Shqipëria është një nga tre vendet me borxhin më të lartë publik në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Jugore. Të paktën këto janë shifrat që raportohen nga FMN në deklaratën përmbyllëse të misionit vizitoi Tiranën gjatë periudhës 25 prill-6 maj 2019, nën drejtimin e zotit Jan Kees Martijn.
Qeverisë i kërkohet veprim i menjëhershëm për të kufizuar detyrimet e prapambetura të sektorit publik. Sipas FMN, këto detyrime të prapambetura e cenojnë klimën e biznesit dhebesimin në qeveri.