Deti i Veriut
Danimarka njofton ndalimin e kërkimit të naftës dhe gazit në Detin e Veriut nisur nga viti 2050
Qeveria daneze ka vendosur të pezullojë të gjitha eksplorimet për gaz dhe naftë në seksionin e vet në Detin e Veriut duke nisur që nga viti 2050 në përpjekje të një politike që merr në konsideratë çështjet mjedisore.
Ne po i japim fund erës së hidrokarbureve. Kjo marrëveshje është një kurs i ri, i gjelbër për Detin e Veriut, nga i cili përfitojnë të gjithë
citohet të jetë shprehur ministri danez për Klimën, Dan Jorgensen.