desmond
Britani, stuhia Desmond provokon rekord reshjesh: 340 mm shi në 24 orë
Në Skoci dhe në Veriun e Anglisë stuhia Desmond ka provokuar përmbytje të mëdha. Një pjesë e banesave janë pa dritë dhe është dashur ndërhyrja e ushtrisë. Rekord është shënuar edhe në sasin e shiut të rënë: 340 millimetrea në 24 orë në Lake District, diçka më shumë sesa rekordi i vitit 2009 me 316.4mm. qysh në këtë moment ka nisur të flitet për efektet e ngrohjes globale dhe Britania duket se është një pikë kritike në këto lloj skenarësh pesimistë.