deklarata
FMN-Qeverisë: Stop propozimeve nga privatë
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe vlerësimet për ecurinë e ekonomisë dhe politikave të qeverisë pas vizitës dyjavore në Tiranë. Ky raport diktohet nga marrëveshja që zhvillohet me ato vende anëtare që kanë një nivel konsiderueshëm kredie të FMN-së ende për t’u shlyer pas përfundimit të programeve dhe ka fokus të veçantë te pikat e dobëta dhe risqet.
Ka dyfytyrësi të kryeministrit, por jo datë për negociatat (Video)
Kryeministri i Shqipërisë ia doli dhe njëherë të bëjë të keqkuptuarin para të huajve, duke i faturuar medias intepretime të cilat mbajnë autorësinë e tij. Ka qenë vetë ky zotëri që në nëntorin e vitit të kaluar në një intervistë për gazetën austriake, “Standard”, akuzoi Brukselin se po favorizon Serbinë dhe Malin e Zi në proceset integruese, siç lexohet në përgjigjen më poshtë.
Standard: A prisni një ndryshim të kursit në strategjinë e zgjerimit?
Donald Lu: Pse po vonohet kapja e kokave të krimit
Personazhi që kishte lajmëruar arrestimin e peshqve të mëdhenj në Janar ka dhënë arsye pse po vonohet kapja e tyre. Në një reagim të publikuar nga Zëri i Amerikës, ambasadori amerikan Donald Lu, e lidh këtë handikap me “mosmarrëveshjet lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm, për mbështetjen e ligjeve të mira dhe për të ofruar burimet që policia dhe prokuroria të kapë kokat e krimit të organizuar”.
Blushi tërhiqet nga politika dhe nga LIBRA
Ben Blushi ka njoftuar përmes një statusi në Facebook dorëheqjen nga drejtimi i LIBRA-s. Blushi, që këto kohë ka patur fërkime verbale me bashkëthemeluesen Mimoza Hafizi, nuk jep arsye politike, por personale për largimin, duke u dorëzuar tërësisht para një vullneti për të votuar banditët, siç thotë ai. Më poshtë deklarata e plotë:
PËRSE TËRHQEM NGA DREJTIMI LIBRËS.
Thjeshtësia e pabesueshme e kryetarit të Gjykatës së Lartë
Intervista e djeshme e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, dhënë për “Gazeta Shqiptare” kaloi pa u vënë re.
http://www.gsh.al/2018/01/09/ekskluzive-xhezair-zaganjori-politikane-me-...
Kotzias: Ka kohë për Ligjin e Luftës, dy variantet e zgjidhjes
Greqia pranon se mes Shqipërisë dhe Greqisë ekziston një ligj lufte që duhet shfuzizuar. Qasja e re e Athinës vjen pas lëshimin që bëri pala shqiptare me çështjen e varrezave dhe firmosjen e vendimit për zbatimin e marrëveshjes që parashikon ndërtimin e tyre. I ftuar nga televizioni publik ERT për të komentuar çështjet e politikës së Jashtme Kotzias, deklaroi se Ligji i Luftës “është çështja kryesore që duhet zgjidhur pozitivisht”, por duke shtuar se për diskutimet ka ende kohë dhe se kanë dy variante që politika greke ka në tavolinë.
Juncker habit me deklaratat: Nuk kemi diferenca me ekstremin e djathtë
Një deklaratë që do të diskutohet gjerësisht është ajo e presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker. I pyetur në lidhje me formimin e qeverisë së re në Austri dhe pjesëmarrjen e partisë së ekstremit të djathtë FPO në kabinet, Juncker u tregua i gatshëm të bashkëpunojë me to, duke marrë si shembuj eksperiencën e tij me disa vende të Ballkanit.
"Unë punoj me partnerin e ekstremit të djathtë të kryeministrit Tsipras, me partitë e ekstremit të djathtë në Bullgari, Slloveni dhe gjetkë, pse të ekzagjerojmë çështjen e Austrisë kur bëhet fjalë për raste të tjera?"
Reagon ambasada e SHBA: Poitikanët shqiptarë po luftojnë njëri-tjetrin
Efekte të reformës në drejtësi i quajti Ambasada Amerikane zhvillimet në parlament dhe përplasjet që ndodhën në sallën e parlamentit. Në një deklaratë për mediat, selia diplomatike e SHBA dënoi dhunën dhe akuzoi Adriatik Llallën se ka refuzuar të hetojë politikanë. Këta të fundit sipas saj thjesht po luftojnë njëri-tjetrin.
Deklarata e Plotë
Kotzias: Shqipëria dhe Greqia afër Marrëveshjes së Detit
Karta patriotike e Partisë Socialiste në raport me Greqinë po shkërrmoqet, me qeverinë shqiptare që po përpiqet t'i japë një karakter diplomatik "zbythjes" nga fqinjët. Mediat greke vijojnë të flasin për progres në raportet shqiptaro-greke, bazuar në atë çfarë është arritur në takimin e Kretës mes ministrave Bushati- Kotzias.
Bullgaria kundërshton rishikimin e Traktatit të Lozanës
Bullgaria ka raguar ndaj deklaratave të presidentit turk, Erdogan për ndryshimin e kufijve mes Turqisë dhe Greqisë duke theksuar se kjo nuk i shërben stabilitetit rajonal. Ministria e Jashtme e Bullgarisë përcolli dje një deklaratë për shtyp përmes të cilës e vlerëson çdo rishikim të Traktatit të Lozanës që përkufizon kufijtë mes Greqisë dhe Turqisë si një lëvizje kundër stabilitetit.