Donald Lu: Pse po vonohet kapja e kokave të krimit

Postuar në 23 Janar, 2018 20:10

Personazhi që kishte lajmëruar arrestimin e peshqve të mëdhenj në Janar ka dhënë arsye pse po vonohet kapja e tyre. Në një reagim të publikuar nga Zëri i Amerikës, ambasadori amerikan Donald Lu, e lidh këtë handikap me “mosmarrëveshjet lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm, për mbështetjen e ligjeve të mira dhe për të ofruar burimet që policia dhe prokuroria të kapë kokat e krimit të organizuar”.

Më tej në reagimin e diplomatit amerikan thuhet se politikanët shqiptarë duhet t’i japin fund ankesave dhe t’i futen punës. "Në vend që politikanët të fajësojnë të huajt, Shtetet e Bashkuara ose Bashkimin Evropian, për problemet që kanë krijuar vetë, do të ishte mirë të kishin dialog politik me njeri tjetrin dhe te punonin bashkë për të zbatuar reformën në drejtësi, përfshi plotësimin me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit”-thekson ambasadori, duke nënkuptuar qartë opozitën që ka kontestuar procesin.

Comments

Submitted by A (not verified) on

Eshtë një foto nëpër portale ku ky ambasador i buzëqesh si servil Ramës, që është foto sa njjëmijë argumente kundër punës së tij në vendin tonë.
Votimi në OKB kundër SHBA është një tjetër argument se si e ka bërë punën Lu.
Opzita nuk fajëson SHBA, POR VETËM AMBASADORIN A TANISHËM.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.