Kotzias: Ka kohë për Ligjin e Luftës, dy variantet e zgjidhjes

Postuar në 20 Dhjetor, 2017 11:40

Greqia pranon se mes Shqipërisë dhe Greqisë ekziston një ligj lufte që duhet shfuzizuar. Qasja e re e Athinës vjen pas lëshimin që bëri pala shqiptare me çështjen e varrezave dhe firmosjen e vendimit për zbatimin e marrëveshjes që parashikon ndërtimin e tyre. I ftuar nga televizioni publik ERT për të komentuar çështjet e politikës së Jashtme Kotzias, deklaroi se Ligji i Luftës “është çështja kryesore që duhet zgjidhur pozitivisht”, por duke shtuar se për diskutimet ka ende kohë dhe se kanë dy variante që politika greke ka në tavolinë.

“Çështje prioritare abrogimi i ligjit të luftës. Pasojat ligjore do të përfshihen në një proces të posaçëm në vijim. Sipas këndvështrimit tim mënyra me të cilën Greqia i shpalli Luftë shqiptarëve u bë me Dekret Mbretëror. Ka dy mendime juridike për këtë. E para, dhe që unë jam më afër sepse i shkon mënyrën sime të të menduarit juridik, se në këtë periudhë Dekretit Mbretëror i korrespondon Dekretit Presidencial.

Është edhe një interpretim i dytë, i cili sipas mendimit tim nuk është aq i drejtë, por kjo do të hajë diskutimi kur t’i vijë koha, që thotë se Dekreti Mbretëror për Luftën është bërë në një kohë kur nuk kishte Parlament dhe si pasojë nuk mund të kishte një Dekret nga Parlamenti, prandaj tani që egziston parlamenti e ka ai të drejtën. Por Mbretiti nuk i korrespondon Parlamentit, ndaj…”-deklaroi Kotzias në emisionin “Epomeni Mera të televizionit grek ERT.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.