Kotzias: Shqipëria dhe Greqia afër Marrëveshjes së Detit

Postuar në 17 Dhjetor, 2017 14:16

Karta patriotike e Partisë Socialiste në raport me Greqinë po shkërrmoqet, me qeverinë shqiptare që po përpiqet t'i japë një karakter diplomatik "zbythjes" nga fqinjët. Mediat greke vijojnë të flasin për progres në raportet shqiptaro-greke, bazuar në atë çfarë është arritur në takimin e Kretës mes ministrave Bushati- Kotzias. 
Teksa pala greke ka dhënë sinjale se palët po afrohen në qëndrime, Tirana ka mbajtur profil të ulët duke mos shfaqur asnjë entuziazëm për produktin e negociatave, por nga ana tjetër ka filluar të prodhojë akte që lidhen me tryezën e Kretës dhe plotësimin e kërkesave të qeverisë greke. 
Siç u publikua tashmë ka marrë firmën e kryeministrit zbatimi i marrëveshjes për varrezat greke, ndërsa mediat greke raportojnë se të dyja palët janë shumë afër përmbylljes së marrëveshjes së detit. Ka qenë vetë ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias që ka folur për progres në bisedimet për këtë çështje, duke anunçuar fillimin e bisedimeve edhe me Italinë për Zonat Ekskluzive Ekonomike. 
Pa dhënë më shumë detaje teknike, shefi i diplomacisë greke është shprehur se Greqia dhe Shqipëria janë shumë afër marrëveshjes.
http://www.skai.gr/news/greece/article/362551/kotzias-proodos-stis-suzit...
Nëse bisedimet e lajmëruara për në Janar në Korçë do të rezultojnë me një marrëveshje për Detin, atëherë qeveria Rama provon se zhurma për Detin ishte ose për nevoja elektorale ose e nxitur nga dikush tjeter. Një ditë më parë komisioneri. Hahn përsëriti se BE nuk do të pranojë në gjirin e saj vende që kanë probleme të pazgjidhura me fqinjët.
“Ne nuk e duam një gjë të tillë. Ky është një leksion nga e kaluara”, deklaroi Hahn.
 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.