daut gumeni
"Na kanë vënë në institucion, për të mos zbuluar asgjë nga dosjet e Diktaturës"
Daut Gumeni, anëtar i Autoritetit Për Hapjen e Dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, ka deklaruar në emisionin ”Debati në Channel One” se dosjet nuk do të hapen, se Autoriteti i ngritur për këtë qëllim nuk do ta përmbushë misionin e tij. Më poshtë një pjesë e intervistës:
Afër 1 vit më parë, Kuvendi miratoi ngritjen e komisionit me pesë anëtarë të Autoritetit për Hapjen e Dokumenteve të Sigurimit të Shtetit. Si ka qenë veprimtaria e këtij autoriteti në 1 vit?
Dosjet nuk hapen as kësaj radhe
Dosjet, ato ku ende gjithfarë pseudonimesh, jetojnë pa u identifkuar, nuk do të hapen as këtë sesion parlamentar. Politika, edhe qeveria e tanishme, e ka shumë të vështirë t’u thotë shqiptarëve ja krimi i Diktaturës. Kanë kaluar 25 vjet, por mbulimi dhe fshehja janë e vetmja fotosintezë për këtë politikë që nuk lëshon pe, nuk i hap rrugë të ardhmes, në emër të një instrumenti që tanimë është thjesht dhe vetëm taktik. Daut Gumeni, një publicist që vjen nga përndjekja politike, thotë për “Javanews” se kjo që po ndodh tregon se “procesi nuk ka vëmendjen e duhur”.