DAP
Pandemia, qeveria po kërkon infermierë përmes DAP-it
Ministria e Shëndetësisë pranon situatën kritike, por nuk mendon se me numrin aktual të të infektuarve të ketë një rimbyllje. Zv.ministri Albert Nikolla, në një intervistë për TvT, thotë se po kryhet rekrutimi për 1 mijë infermierë dhe mjekë për përballimin e situatës.
Administrata në fushatë vetëm sipas urdhërit të kryeministrit
Pas shkarkimeve të disa nëpunësve civile nga ministrat teknikë me argumentin se kanë marrë pjesë në fushatë Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu kërkoi nga administrata t’i referohet urdhërit të kryeministrit për sjelljen në fushatë. Sipas saj çdo nëpunës civil ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, për sa kohë, kjo bëhet vetëm jashtë orarit zyrtar dhe pa u bërë protagonist në këto veprimtari.