Damask

Gjermania i jep dorën Assadit

Postuar në 18 Dhjetor, 2015 17:40

Ajo që shtetarët perëndimorë thanë para dy vitesh për presidentin sirian Bashar Al Assad është hedhur pas krahëve. Assad tani është e keqja më e vogël në një vend dhe një rajon ku po luhen interesa të mëdha dhe ku siguria ndërkombëtare po vihet në provë. Gazeta gjermane “Bild” citon burime të vetat sipas të cilave shërbimi sekret gjerman, BND, ka ndërmend të vendosë një mision të vetin në Damask, më synim luftën ndaj Shtetit Islamik. I njëjti burim shton se politika gjermane po lëviz në këtë drejtim, madje duke parashikuar edhe një rihapje të ambasadës në Siri në fillim të vitit 2016.

Goditet me dy raketa ambasada ruse në Damask

Postuar në 13 Tetor, 2015 13:20

Dy raketa kanë goditur sot ambasadën ruse në Damaska të Sirisë, duke parLajmëruar kështu reagimin ndaj fushatës ajrore të Moskës. Raportimet nga terreni thonë se një raketë goditi brenda në mjediset e ambasadës, kurse tjetra jashtë, në momentin që njerëzit po iknin. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov e cilësoi aktin si akt terrorist.

Rebelët sirianë dy predha kundër ambasadës ruse në Damask

Postuar në 13 Tetor, 2015 13:19

Rebelët sirianë lëshuan dy predha kundër ambasadës Ruse në Damask. Dëshmitarët thanë se kjo gjë ka shkaktuar panik në kryeqytet gjatë orëve të mëngjesit. Nga ana tjetër, Rami Abdel Rahman, kryetari i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut deklaroi se sipas burimeve të tij “të paktën dy predha kanë goditur ambasadën ruse”, raporton agjesnia e lajmeve DPA. Media pro-siriane në Liban tha se sulmi ndodhi gjatë fillimit të një manifestimi në mbështetje të ndërhyrjes Ruse në Siri, që pritet të mbështesë qeverinë e presidentit Bashar al Assad, kryesisht në veri dhe në qendër.

Subscribe to RSS - Damask