Gjermania i jep dorën Assadit

Postuar në 18 Dhjetor, 2015 17:40

Ajo që shtetarët perëndimorë thanë para dy vitesh për presidentin sirian Bashar Al Assad është hedhur pas krahëve. Assad tani është e keqja më e vogël në një vend dhe një rajon ku po luhen interesa të mëdha dhe ku siguria ndërkombëtare po vihet në provë. Gazeta gjermane “Bild” citon burime të vetat sipas të cilave shërbimi sekret gjerman, BND, ka ndërmend të vendosë një mision të vetin në Damask, më synim luftën ndaj Shtetit Islamik. I njëjti burim shton se politika gjermane po lëviz në këtë drejtim, madje duke parashikuar edhe një rihapje të ambasadës në Siri në fillim të vitit 2016. Sa i përket BND-së, bëhet fjalë për hapjen e një rezidenture me staf permanent.  Mediat trajtojnë faktin se mes shërbimit gjerman dhe atij sirian ka një traditë të mirë në ndarjen e informacioneve. Kjo është një premisë e mirë edhe për riafrimin diplomatik pas ndërperjes së marrëdhënieve në vitin 2012, kur ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle dëboi ambasadorin sirian në Gjermani. 

http://sputniknews.com/europe/20151218/1031955727/germany-assad-cooperat...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.