Daçiç

Daçiç zgjon serbët: Më mirë me Trump, por mos prisni që ai të kthejë Kosovën

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 15:48

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar në një intervistë për një television vendas, se është pozitive fitorja e Donald Trump në SHBA, por asnjë nuk duhet të presë se ai do t’ia kthejë Kosovën Serbisë.

Daçiç braktis takimin e ministrave të Vishegradit, u ndje i ofenduar nga Hoxhaj kur i përmendi krimet në Kosovë

Postuar në 01 Dhjetor, 2016 11:20

I ofenduar nga deklarimet e ministrit të Jashtëm të Kosovës për krimet e serbëve në Kosovë, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka braktisur  takimin e ministrave të Jashtëm të grupit të Vishegradit ku marrin pjesë edhe 6 vende të Ballkanit Perëndimor.

Daçiç flet për spastrim etnik të serbëve në Kosovë: Në 1981 kishte 43 mijë serbë në Prishtinë. Në 2001 kishte 430

Postuar në 26 Gusht, 2016 12:22

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar në takimin e Këshillit të Sigurimit në OKB, organizuar nga Ban Ki Moon për raportin e fundit mbi punën e UNMIK, se në Kosovë është kryer spastrim etnik i serbëve.
Sipas tij, politika shqiptare ka një synim: bashkimin në një shtet të vetëm dhe për këtë përsëritet shpesh spastrimi etnik i shqiptarëve nga serbët. Daçiç e ka quajtur këtë të fundit një pretendim fals, duke preferuar të kapë disa shofra të vetat:

Qeveria e re në Serbi, Aleksander Vuçiç rivotohet në Parlament si kryeministër

Postuar në 12 Gusht, 2016 16:14

Serbia ka qeverinë e re e cila ka marrë miratimin në Parlament. Ajo do të drejtohet edhe njëherë nga Aleksander Vuçiç dhe do të ketë 16 ministra. Në votim ajo mori 163 vota pro, 62 kundër, ndërkohë që 25 deputetë nuk ishin të pranishëm. Ivica Daçiç ruan pozicionin e ministrit të Jashtëm dhe bëhet edhe zv.kryeministër i parë. Zv.kryeministër dhe ministër i Brendshëm është caktuar Nebojsha Stefanoviç, ndërkohë që ministër i Mbrojtjes do të jetë, Zoran Xhorxheviç.

 

 

Tensione mes Beogradit dhe SHBA-Gjermani. Ministri i Jashtëm Daçiç: “Presim të na mbështesin në rrugën europiane, jo të destabilizojnë Serbinë”

Postuar në 14 Qershor, 2016 17:01

Zgjedhjet e 24 prillit në Serbi kanë prodhuar tensione mes qeverisë së Aleksander Vuçiç dhe Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ana tjetër. Vuçiç anulloi një vizitë për në Bruksel dhe në SHBA, pas prfetendimeve se Gjermania dhe SHBA po organizonin protesta kundër tij. Ky pretendim është rikonfirmuar sot nga ministri i Jashtëm, socialisti Ivica Daçiç, i cili ka nënvizuar se anullimi i vizitës “është një sinal i qartë për Gjermaninë dhe SHBA”. “Është një mesazh se ne nuk do të luajmë me dy standarde.

Daçiç beson ende se Greqia nuk do ta njohë Kosovën

Postuar në 14 Gusht, 2015 23:06

Greqia dhe Serbia nuk po kalojnë periudhën më të mirë të marrëdhënieve mes tyre. Ftohja e beftë erdhi pas vizitës në Prishtinë dhe deklaratave në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias se Athina do të vendosë në kohën e duhur kur dhe si do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Pas këtyre qëndrimeve pasuan deklarata nervoze të Beogradit dhe reagime në shtypin grek se interesi kombëtar i Greqisë nuk mund të përcaktohet nga Serbia. Gjithsesi ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic, ka deklaruar se nuk ka kurrfarë shenjash se Greqia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Pages

Subscribe to RSS - Daçiç