Costa
Portugali, e majta merr shumicën më të madhe në histori
Kryeministri socialist, Antonio Costa, fitoi zgjedhjet e parakohshme në Portugali, me një shumicë që ia bën të panevojshëm koalicionin.
Këto zgjedhje treguan rritjen e fortë të ekstremit të djathtë. Megjithatë socialistët siguruan 117 nga 230 vende në Parlament.
Megjithëse rezultatet e tregonin kokë më kokë me opozitën e djathtë, Costa ia doli të përmirësojë rezultatet e vitit 2019 dhe nuk do të ketë nevojë për aleatët e së majtës radikale, të cilët i kërkuan këto zgjedhje, duke mos votuar buxhetin e vitit 2022.