CNN greek
CNN Greek sjell një interpretim akademik të çështjes çame: Krim lufte që nuk është njohur si vepër e organizatës joshtetërore EDES
Vizita e ministrit të Jashtëm, grek Nikos Kotzias në Tiranë por edhe shfaqja e banerit “me përmbajtje nacionaliste” në shkallët e stadiumit të Lens gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër ka nxitur CNN Greek të kërkojë një shpjegim më të specializuar lidhur me çështjen çame. Profesori i Departamentit të Ballkanit, Studimeve Sllave dhe Orientale në Universitetin e Maqedonisë në Selanik, Konstantinos Tsitselikis, duke analizuar ngjarjet e asaj kohe, jep mendimin e tij shkencor për këtë çështje.
Pjesa e dytë e intervistës për CNN. Janullatos: Ortodoksët në Shqipëri 22%, kisha përndiqet ende nga shteti
Seksioni greqisht i CNN International ka publikuar pjesën e dytë të intervistës me kryepeshkopin e Kishës Autoqafale Shqiptare, Anastas Janullatos. I pyetur për prishjen e Kishës së Shën Athanasit në Dhërmi, kreu i Kishës Ortodokse e quajti një episod të pakëndshëm ndërhyrjen e shtetit, ndërsa foli për prona të shtetëzuara gjatë kohës së komunizimit që kishës nuk i janë kthyer ende nga shteti shqiptar. "Është një detaj jo dhe aq i këndshëm. Qeveria nuk ka kthyer ende pronat e kishës të shtetëzuara nga shteti komunist",- theksoi Janullatos.
Janullatos për CNN Greek: Terrorizmi nuk luftohet vetëm me raketa e aeroplanë, Europa e ka snobuar krishtërimin
Primati i Kishës Ortodokse Shqiptare, kryepeshkopi Anastas Janullatos është intervistuar nga CNN Greek ku ka folur rreth situatës globale të shfaqjes së terrorizmit dhe mënyrën sesi po e lufton perëndimi.
Pyetjes nëse Perëndimi ka përgjegjësi për shpërthimin e terrorizmit dhe nëse fenomeni ka implikime fetare, kryepeshkopi Janullatos u përgjigj: "Unë do t'ju them diçka provokuese. Kam përshtypjen se Perëndimi nuk shqetësohet shumë se çfarë do të thotë padrejtësi dhe varfëri dhe se ku mund t’i çojë popujt varfëria”