clirim gjata

A mund t’u besosh këtyre? Ku janë sondazhet fituese të Bashës?

Postuar në 13 Korrik, 2020 19:56

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka dhënë sot një intervistë për AbcNews. Intervistë e cila jep sadopak të kuptojë se në ç’gjendje është opozita e sotme shqiptare. Megjithë skandalet e qeverisë, dështimin dhe korrupsionin, opozita detyrohet të gënjejë. Ose për të mos e akuzuar padrejtësisht: detyrohet të besojë gjëra që në asnjë rrethanë nuk mund të besohen. Thotë ndër të tjera, z. Gjata: 

Koncesioni i Porto Romanos, Gjata: Shitje e sovranitetit te Kastrati, do ta zhbëjmë

Postuar në 01 Maj, 2020 00:37

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, e cilëson rast flagrant korrupsioni, shitje sovraniteti dhe tradhti ndaj interesave të shqiptarëve shtesën e kontratës koncesionare që Parlamenti miratoi sot për portin në Porto Romano. Në një intervistë në studion e lajmeve në TvT, Gjata tha se një marrëdhënie e tillë korruptive bën përgjegjës njësoj si palën që e jep koncesionin, edhe palën që përfiton prej tij. Sipas Gjatës, opozita do ta shfuqizojë këtë kontratë dhe do t’u kërkojë organeve të drejtësisë hetimin e saj.

Drejtësinë e sollën këtu “gjenitë” e politikës dhe të misioneve ndërkombëtare

Postuar në 07 Gusht, 2017 09:13

Situata e krijuar me gjyqësorin në kontekstin e një reforme të lënë në mes të rrugës, është absurd. Vakancat që po krijohen në disa nivele gjykatash, përfshirë Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, kërkojnë miratimin e Vettingut për të hapur procesin e emërimeve. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, juristi Çlirim Gjata shpjegon se shpresa e mbetur politike për të dalë nga kjo situatë është të pritet nëse marrëveshja Rama – Basha do të zbatohet për reformën kushtetuese.

Më poshtë intervista e Gjatës:

Nëse nuk zgjidhet presidenti dhe mbi zgjedhjet që teknikisht bëhen edhe pa opozitën

Postuar në 30 Mars, 2017 19:49

Sipas Ish-Kryetarit të KQZ-së Çlirim Gjata nëse ka dakordësi politike zgjedhjet edhe mund të shtyhen, por sipas tij, atëherë do të shkonim me qeveri teknike. Në një intervistë në studion e lajmeve të "TemA Tv", Gjata tha se zgjedhjet mund të bëhen edhe pa opozitën, por sipas tij kjo do të krijonte ulje të kredibilitetit politik. Gjata ngre shqetësim edhe për zgjedhjen e presidentit, nëse shkelen afatet.

"TemaTV"

Subscribe to RSS - clirim gjata