ceceni
Spektakël dhune në Çeçeni, fëmijët ndeshen në ring. Mes tyre edhe djemtë e presidentit Kadyrov
Në Çeçeni zhvillohet një sport i pazakontë që me sa duket synon burrërimin e meshkujve. Boks pa mbrojtje mes fëmijëve 8-10 vjeç në një ring të izoluar me spektatorë të rritur. Në këto ndeshje marrin pjesë edhe tre djemtë e presidentit Kadyrov. Videot e publikuar kanë provokuar reagime në Rusi, vendi që kontrollon Çeçeninë, aq sa zëdhënësi i Putin ka bërë thirrje të mos lejohet më një gjë e tillë.