carlo acutis
Kisha Katolike lumturon 15 vjeçarin nga Umbria, Carlo Acutis
Kisha Katolike ka orkestruar së fundmi një ceremoni të pazakontë që paralajmëron një hap drejt rivendosjes së kontakteve me brezin e ri dhe heqjen e uniformës së rëndë të kanoneve tradicionale të saj. Nën drejtimin e Papa Francceskut është kryer ceremonia e lumturimit të Carlo Acutis, një 15 vjeçar që vdiq në vitin 2006 nga leuçemia. Acutis ishte nga Asizi i rajonit të Umbrias dhe sipas Papës ai ishte shenja për të rinjtë se “lumturia e vërtetë vjen kur vendos Zotin të parin”.