Caravaggio
Vrasja e parë e Caravaggio-s
Jeta dhe karriera e Michelangelo Merisit, i njohur botërisht si Caravaggio, pasurohet me detaje falë një dorëshkrimi që ka dalë në dritë së fundmi. Detaje të reja zbulohen në shkrimet e Gaspare Celios, në përmbledhjen e “Jetëve të Vasarit”, një tekst i cituar nga disa autorë të shekullit të shtatëmbëdhjetë, gjurmët e të cilit kishin humbur. Teksti është gjetur në bibliotekën e Kolegjit Stonyhurst, në Lancashire, në Britani.