buxhuku

Administratori i KONFINDUSTRIA-s: Dyshime për 300 milionë €/vit kontrabandë nafte

Postuar në 09 Maj, 2022 21:31

Administratori i KONFINDUSTRIA-s Gjergj Buxhuku tha në "MCN Economy" se në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte në shifra kolosale, ku pastrohen 300 milionë euro në vit.

Zoti Buxhuku foli për dyshime të arsyeshme, duke shtuar se amnistia fiskale po bëhet edhe për të legalizuar një pjesë parash që nuk pastrohen dot. 

Është shumë e qartë që edhe brenda kësaj kategorie mund të ketë nënburime, që mund t’i takojnë kategorive të parave të krimit dhe korrupsionit, ku futet politika brenda. 

Marëveshja me FMN-në, pa bereqet

Postuar në 05 Mars, 2017 15:40

Biznesi i industrisë prodhuese në vend, i grupuar pranë Konfindustrias ka dhënë vlerësimet e tij lidhur me rezultatet e pritshme të marrëveshjeve të qeverisë me FMN-së. Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka deklaruar se këto marrëveshje nuk sollën rritje ekonomike të mjaftueshme, që të justifikojnë rritjen e borxhit. 

"TemaTv"

Gjergj Buxhuku e Zef Preçi: Aksioni kundër informalitetit, një sistem i ri fiskal mund të justifikonte

Postuar në 22 Gusht, 2015 13:05

Problemet që lidhen me korrupsionin, me informalitetin, me evazionin janë probleme të lidhura integralisht midis tyre, që ushqejnë njëra-tjetrën. Ndërkohë përfaqësuesit e biznesit gjejnë si shkak të informalitetit aplikimin e taksës progresive duke e renditur atë ndër faktorët kryesorë që ka sjellë rritje të evazionit. Në një prononcim për “Ora News” administratori i Konfindustrisë deklaron se tashmë bizneset evitojnë pagesat e taksave duke dhënë rryshfet.

Buxhuku: Biznesi vendas kërkon ulje taksash, rritja solli vetëm informalitet

Postuar në 07 Gusht, 2015 16:46

Biznesi vendas i bën apel qeverisë që të rishikoj nivelin e taksave pasi të dhënat e fundit tregojnë se rritja e tyre nuk u pasua me rritjen e te ardhurave, por me shtimin e evazionit. Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, deklaron se ulja e të ardhurave nga TVSH-ja dhe akciza tregon se politikat e ndërmara nuk kanë funksionuar. Sipas tij: "Rritja e taksave nuk ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet, por vetëm ka rënduar biznesin dhe ka rritur evazionin".

Subscribe to RSS - buxhuku