Administratori i KONFINDUSTRIA-s: Dyshime për 300 milionë €/vit kontrabandë nafte
Administratori i KONFINDUSTRIA-s Gjergj Buxhuku tha në "MCN Economy" se në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte në shifra kolosale, ku pastrohen 300 milionë euro në vit.
Zoti Buxhuku foli për dyshime të arsyeshme, duke shtuar se amnistia fiskale po bëhet edhe për të legalizuar një pjesë parash që nuk pastrohen dot.
Është shumë e qartë që edhe brenda kësaj kategorie mund të ketë nënburime, që mund t’i takojnë kategorive të parave të krimit dhe korrupsionit, ku futet politika brenda.
Nëse përmblidhen bashkë mund të përbëjnë pjesën dërrmuese të asaj që do të bëjë objekt të faljes. Ka dyshime të arsyeshme që në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte në shifra kolosale, deri në 300 milionë euro në vit që duhet të pastrohet. Bumi i madh i industrisë së ndërtimit, në Shqipëri, ka bum të madh.
Paratë që pastrohen ende nuk e kanë mburojën nga partnerët dhe ndoshta është thelbi i amnistisë së radhës
Add new comment