bushati ditmir
Evropa ka jetuar 550 vjet pa Shqipërinë. Mund të jetojë dhe 500 të tjera
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur sot në Parlament për raportet e Shqipërisë me diasporën dhe Europën, duke përmendur me këtë rast se integrimi I vendit në Bashkimin Europian nuk është ndonjë ngjarje e pashmangshme. Lidhur me këtë, Bushati ka sjellë një ilustrim nga historia e kohës osmane, duke aluduar ndoshta se në rrugën drejt Europës nuk pengon vetëm kriza ciklike e vendit, por edhe preferencat e shprehur politike të politikanëve kryesorë që po luajnë kumar me të ardhmen.