burger
Bill Gates, miliarderi që pret radhën
Mund të jetë një nga njerëzit më të pasur në botë, por kjo nuk e pengon nga kënaqësitë e thjeshta të jetës, si shijimi i një burgeri në një fast food për njerëzit e zakonshëm.
Pritja në rradhë e Bill Gates fundjavën e kaluar në Seattle ngjalli habinë e të pranishmëve të cilët nxituan për të fotografuar.
Themeluesi i Microsoft, pasuria e të cilit i kalon 95.5 miliardë dollarë, pret me durim në mes të të ftohtit, me duart në xhepa, i veshur me një triko të kuqe, pantallona gri dhe atlete të zeza.