Britania e Madhe
Sanksione edhe Britanisë së Madhe nëse shkel marrëveshjen për fazën tranzitore të daljes nga BE
Bashkimi Europian parashikon sanksione ndaj Mbretërisë së Bashkuar nëse kjo e fundit do të shkellë marrëveshjen e arritur për periudhën tranzitore. EuObserver raporton se sipas një dokumenti të miratuar së fundmi nga vendet anëtare, garantohet një mekanizëm që i lejon Unionit të pezullojë disa benefite për MB-në që ajo i ka nga pjesëmarrja në tregun e brendshëm europian…Po kështu ky mekanizëm zëvendëson praktikën e ndjekjes së çështjeve në Gjykatën Europiane, për shkak se ajo kërkon kohë.
Demografia e Europës po ndryshon si kurrë më parë
Me krizën financiare dhe problemet e migracionit në Europë, po del në sipërfaqe edhe çështja e demografisë. Suksesi i partive nacionaliste qëndron pikërisht mbi ndërtimin e këtij ankthi që në Europë është jo i vogël. Qasja ndaj problemit demografik është delikate sepse ushqen politika të ndryshme që jo rrallë e kanë çuar kontinentin në luftë, por fakti që aktualisht në Europë po ndodh një proces tjetërsimi në planin demografik kjo është e vërtetë që nuk ka pse të mohohet.
Britani, makinat me naftë do të nxirren nga qarkullimi pas vitit 2040
Britania e Madhe vendos të ndalojë qarkullimin e makinave me naftë duke nisur nga viti 2040. Oaketa financiare që synon zbatimin e politikave të tilla mjedisore shkon në 3 miliardë stërlina dhe siç raporton BBC-ja ajo është pjesë e një strategjie për ajrin e pastër që sugjeron mbështetje për makinat elektrike. Vendimi favorizohet edhe nga vendimet e gjykatave që kanë konstatuar se nivelet e ndotjes së ajrit janë të dëmshme dhe mbi nivelet e lejuara, çka i jep çështjes karakter ligjore detyrues.
Cinizmi si arsye shtetërore/Dokumentet hedhin dritë mbi mbulimin e skandaleve në Britani
Disa dokumente të deklasifikuara së fundmi në Britaninë e Madhe hedhin dritë mbi karakteristikën universale të politikës, pavarësisht sistemit ku ajo manifeston forcën e vet. Çështje të famshme si ajo për Kim Philbyn, John Cairncross, çështja “Profumo” apo edhe disa urdhëra të ish-kryeministres Margaret Thatcher për të mos lejuar rishikimin e dënimit për dy vrasës të famshëm, dalin tashmë në një dritë të re të abuzimit, mbulimit për të mos prekur sfera të larta, për të ruajtur karriera dhe të abuzimit si pasojë e ndërhyrjeve dhe gjykimeve arbitrare.
Britani, zgjedhjet nuk prodhojnë shumicë
Zgjedhjet në Britaninë e Madhe nuk kanë sqaruar ndonjë gjë për të ardhmen e vendit. Konservatorja në detyrën e kryeministrit, Theresa May nuk ka arritur të sigurojë dot shumicën prej 326 vendesh në Parlament, duke humbur 17 vende krahasuar me prezencën e deritanishme të partisë së saj.
Laburisti Jeremy Corbyn ka marrë 30 vende më shumë, 258 vende, ndërkohë që në total aleanca e laburistëve ka 304 vende. Shumica e nevojshme për krijimin e qeverisë është 326 vende në një parlament prej 650 vendesh.
Lavatriçja globale - 20 mld$ të pastruara përmes bankave kryesore në Perëndim
Gazeta britanike “The Guardian” ka raportuar këto ditë për një nga skemat më të mëdha të pastrimit të parave. Për lindjen e Europës ajo është skema më e madhe e realizuar ndonjëherë dhe arrin shifrën e 20 miliardë dollarëve. Origjina dhe autorësia e operacionit i faturohet rusëve dhe me këta nënkuptohet aktorë të lidhur me qeverinë ruse dhe KGB-në. Skema përfshinte kompani fictive britanike, banka ruse dhe një gjykatë në Moladvi.
“Vdekja e Mbretëreshës”, BBC-ja “demonton” teknikën e një lajmi të rremë
BBC-ja shkruan sot për ngjarjen mediatike të “vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II”. Lajmi doli në ditët e fundit të dhjetorit përmes platformave sociale dhe u përhap në Britaninë e Madhe dhe Europë si i vërtetë, ndërkohë që mbretëresha ishte në fakt e sëmurë me një të ftohtë. Ka rëndësi të theksohet se burimi ka qenë një profil në Twitter – një profil personal që në datën 29 dhjetor shkruante për një “blackout total të medias” në mbulimin qeveritar të vdekjes së supozuar të Elisabeth II.
Britania, demokraci nën survejim
Britania e Madhe është kthyer së fundmi në vendin perëndimor që aplikon survejimin më të thellë ndaj njerëzve. Një ligj i miratuar nga Parlamenti, i quajtur Ligji për të Drejtat Hetimore kërkon ndër të tjera nga faqet online që të ruajnë për një vit historikun e kërkimeve në faqe nga përdoruesit dhe t’ia vënë atë në dispozicion agjencive ligjzbatuese.
Skocia në një referendum të dytë për ndarjen nga Britania
Skocia do të provojë sërish një referendum për shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar. Lajmi u bë i ditur nga kryeministrja Nicola Sturgeon se gjatë javës që vjen do të mbahen konsulta për realizimin e një referendumi të dytë.